Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari Gashi priti në takim përfaqësues të OJQ “Replay Peace”

2022/06/17 - 9:16

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me drejtoreshën e DAP-së, Linda Bekteshi dhe zyrtaren për Barazi Gjinore, kanë pritur në një takim përfaqësuesit e organizatës “Replay Peace”, z.Burim Krasniqi dhe z.Avni Hajrizi, të cilët do organizojnë Minimaratonën “Vrapi për Autizëm 2022 – 5 km”.
Kryetari Gashi, në këtë takim shprehi gatishmërinë e institucionit komunal për mbeshtetjen e kësaj Minimaratonë duke patur parasysh rëndësinë dhe mesazhin që bartë ky aktivitet, njëkohësisht i përgëzoi për këtë nismë, duke theksuar se : “Ne kemi për obligim të ofrojmë mundësi të barabarta për të gjitha kategoritë e shoqërisë! Çdo numër i blerë për këtë Minimaratonë do ju dedikohet fëmijëve me autizëm.”