Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari Gashi priti në takim përfaqësuesen e ndërrmarrjes “99 Lule”

2023/03/08 - 11:14

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, në kuadër të muajit Mars, muajit të gruas, sot priti në takim, znj.Havushe Bajrami Bunjaku, përfaqësuese e ndërrmarrjes “99 Lule”, qëllimi këtij takimi ishte rreth përkrahjes së grave në agrobiznes dhe mbështetjen e tyre.
Ndërrmarrja “99 Lule”, në kuadër të projektit “Përfshirja e Grave në Agrobiznes” do të realizoj dhurimin e fidaneve për mbjelljen e bimëve mjekuese dhe aromatike, e në të njëjtën kohë do të siguroj edhe tregun për shitjen e këtyre bimëve.