Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari Gashi priti në takim përfaqësuesit e GIZ-it

2022/08/19 - 4:52

Kryetari Gashi priti në takim përfaqësuesit e GIZ-it

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Nënkryetarin dhe drejtorin e DPUKP-së, kanë pritur në një takim përfaqësuesit e GIZ-it, me të cilët diskutuan për mundësinë e realizimit të një marrëveshje bashkëpunimi lidhur me “Planin e integruar regjional” e që parasheh riciklimin e mbeturinave, ku në këtë marrëveshje do përfshihen të gjitha Komunat e Kosovës, Kryetari Gashi theksoi se: “me këtë rast si institucion komunal shpreh gatishmërinë për bashkëpunim në realizimin e një projekti të tillë.”

Në këtë takim, u diskutua edhe për gjendjen e deponisë në Mirash e cila nuk përkon me standardet e BE-së, në krijimin e një fondi për trajtimin e ujit, trajtimin e deponisë dhe riciklimin e mbeturinave.

Kryetari Gashi, në fund të takimit, falënderoj përfaqësuesit e GIZ-it për vizitën si dhe u dakorduan për koordinim të vazhdueshëm.

Zyra për informim,Obiliq.