Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari Gashi priti në takim të ngarkuarin me punë nga Ambasada e Japonisë në Kosovë

2022/10/27 - 11:43

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i shoqëruar nga drejtori i DKA-së dhe drejtoresha e shkolles, SHFMU “Dr.Ibrahim Rugova”, kanë pritur në takim të ngarkuarin me punë nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, z.Keisuke Yamanaka, ambasad kjo e cila ka realizuar renovimin e shkollës “Dr.Ibrahim Rugova” përmes grantit (Grant Assistance for Grassroots Humane Security Projects GGP) në shumë prej 67 mijë 122 euro.
Kryetari Gashi, në fjalën e tij, ka falënderuar z.Yamanaka dhe ka vlerësuar lart kontributin e shtetit mik të Japonisë në proceset tona shtetndërtuese dhe për të gjithë mbështetjen e parezervë dhënë për komunitetin, njëkohësisht ka përgëzuar drejtoreshën Gashi për angazhimin e saj të vazhdueshëm duke renditur në vende të para nxënësit e kësaj shkolle.
Kryetari Gashi, në shenjë falënderimi ka dhuruar një mirënjohje në emër të institucionit komunal për Ambasaden e Japonisë.