Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari Gashi raportoi në Komisionin Parlamentar për gjendjen e komunave gjatë pandemisë me Covid-19

2020/05/20 - 7:01

Si u.d i Kryetarit të Asociacionit të Komunave të Komunës, Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, ka raportuar sot në takimin e mbajtur të Komisionit Parlamentar për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, lidhur me gjendjen dhe menaxhimin e situatës me pandeminë globale Covid-19, në Komunat e Kosovës.
Në këtë takim Kryetari Gashi, theksoi se kryetarët e komunave me shtabet emergjente kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në betejën për parandalimin e përhapjes së Covid-19, komunat duke qenë në vijë të parë të ofrimit të shërbimeve, janë përballur me sfida dhe vështirësi të shumta në përmbushjen e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve dhe bizneseve lokale, por megjithatë të gjitha komunat kanë bërë përpjekje maksimale për të mbrojtur grupet me potencial të rrezikut më të madh nga Covid-19.
Ndërsa sa i përket bashkëpunimit dhe koordinimit të komunave me nivelin qendror, Kryetari Gashi ka vlerësuar se në fazën e fillimit të pandemisë ky bashkëpunim ka munguar, mirëpo pas reagimit përmes AKK-së, në emër të komunave, ky koordinim ka filluar të përmirësohet, duke arritur kështu një bashkëpunim të konsoliduar më mirë drejt normalizimit të situatës.