Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari Gashi sot, priti në një takim pune të gjithë drejtorët dhe kryetarët e Sindikatave të shkollave në komunën e Obiliqit

2019/01/21 - 11:54

Pas vendimit të Kryeministrit Ramush Haradinaj për rritjen e pagave të mësimdhënësve, kryetari Gashi sot, priti në një takim pune të gjithë drejtorët dhe kryetarët e Sindikatave të shkollave në komunën e Obiliqit. Bashkëbiseduan dhe ndanë shqetësimin e përbashkët e të gjithë prindërve – nxënësve për mos vijimin e mësimit të rregullt, ku bashkarisht u pajtuan që mësimi duhet të fillojë sa më parë. Ndërsa kryetarëve të Sindikatës të cilët kishin qëndrime kontradiktore dhe të kundërta, ju kërkua që të gjendet një mënyrë tjetër e protestës dhe të fillohet procesi i rregullt mësimor, duke e pasur parasysh se janë nxënësit ata që po e pësojnë më së keqi.
Si kryetar i Komunës, ju bëri thirrje të gjithë mësimdhënësve të kenë parasysh humbjet që janë duke ju shkaktuar nxënësve, të kontribuojnë që të gjendet një zgjidhje për të filluar procesin mësimor nga nesër, me datë 22.01.2019.