Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari Gashi u prit në takim pune nga Ministri Liburn Aliu

2022/08/17 - 12:29

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka zhvilluar një takim pune, me ministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z.Liburn Aliu, të cilin e njoftoi për zhvillimin e projekteve në qytetin e Obiliqit në theks të veçantë ato të cilat ndërlidhen me mjedisin dhe krijimin e zonave të gjelbërta.
Në këtë takim, diskutuan për projektet e përbashkëta mes MMPHI-së dhe komunës së Obiliqit, për parkun e gjelbërt në fshatin Dardhishtë, Planin Zhvillimor Komunal,projektin e koogjenerimit dhe planifikimet e reja të projekteve mjedisore.
Nga ky takim, Kryetari Gashi, falënderoj Ministrin Aliu, dhe u dakorduan për vazhdimësinë e bashkëpunimit në realizimin e projekteve të përbashkëta në të mirën e qytetarëve të Obiliqit.