Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari Gashi, uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor 2020/21

2021/01/17 - 10:17

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor 2020/21, ka uruar të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve, suksese dhe arritje të reja në mësime!
Kryetari Gashi, ka njoftuar se nëpërmjet drejtorisë së Arsimit, janë bërë të gjitha përgaditjet e nevojshme për fillimin e procesit mësimor, në të gjitha objektet shkollore është bërë dezinfektimi si dhe furnizimi i tyre me mjetet mbrojtëse antiCovid-19.
Po ashtu, ai ju ka bërë thirrje që të respektohen të gjitha rekomandimet e institucioneve shëndetësore në funksion të mbrojtjes së shëndetit të secilit prej nesh!
Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:
“Me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor 2020/21, ju uroj të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve, suksese dhe arritje të reja në mësime!
Si institucion komunal, përmes drejtorisë së Arsimit në bashkëpunim me drejtorët e shkollave, kemi bërë të gjitha përgaditjet e nevojshme për fillimin e procesit mësimor, në të gjitha objektet shkollore është bërë dezinfektimi si dhe furnizimi i tyre me mjetet mbrojtëse antiCovid-19. Gjatë periudhës së pushimit dimëror, kemi realizuar edhe renovimet e domosdoshme infrastrukturore nëpër shkolla.
Gjithashtu, kemi finalizuar aneksin e shkollës në Mazgitin e lartë, nxënësit e kësaj shkolle nga dita e nesërme, mësimin do ta zhvillojnë në një ndërrim dhe në klasë të reja!
Derisa po vazhdojmë të përballemi me virusin Covid-19, ju bëjë thirrje që të respektojmë të gjitha rekomandimet e institucioneve shëndetësore në funksion të mbrojtjes së shëndetit të secilit prej nesh!
Xhafer Gashi“