Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari Gashi uron nxënësit për vitin e ri shkollor: Së bashku të respektojmë masat antiCOVID-19

2020/09/13 - 9:31

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka uruar të gjithë nxënësit e komunës së Obiliqit, mësimdhënësit dhe prindërit, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2020/21, duke ju kërkuar që të respektohen rekomandimet e instituticioneve shëndetësore, në mënyrë që procesi mësimor të vazhdohet të mbahet në ambientet shkollore.
Kryetari Gashi, ka theksuar se komuna e Obiliqit ka bërë të gjitha përgaditjet për fillimin e vitit shkollor sipas skenareve të MASH-it, MSH-së dhe IKSHPK-së; “ne si institucion komunal kemi realizuar procesin e dezinfektimin, kemi pajisur të gjitha shkollat me dezinfektues, maska dhe termometra, kemi zbatuar të gjitha rekomandimet e MASH-it, MSH-së dhe IKSHPK-së, sepse fëmijët tanë janë vetë përkushtimi dhe puna që ne bëjmë, andaj gjithë vullneti dhe angazhimi ynë i përbashkët është i orientuar në këtë drejtim, që të mbrojmë shëndetin e nxënësve- të tashmes dhe të ardhmes së vendit tonë!”, njëkohësisht ai është shprehur se “ ju siguroj se në këtë rrugëtim jemi së bashku dhe duke respektuar gjitha rekomandimet do të qëndrojmë të shëndetshëm drejt normalizimit të situatës!“.
Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:
“Të dashur nxënës,
Të nderuar prindër dhe mësimdhënës,
Nesër, fillon viti i ri shkollor 2020/21, një ditë e rëndësishme për secilin prej nesh, e në veçanti për nxënësit tanë të cilëve ju kanë munguar bankat shkollore, shokët e shoqët dhe mësuesit. Ky vit shkollor na gjen në një situatë të re, ndaj nxënës të dashur, në këtë situatë luteni që të mbani maskën, të respektoni distancën, të pastroni duart rregullisht dhe të mbani higjenën, në mënyrë që shkolla të mbetet e hapur dhe së bashku me shokët e shoqet e klasës, të vijoni mësimet në ambientet shkollore.
E kuptoj se, situata e tillë është shqetësuse për të gjithë, sidomos për prindërit, por ne si institucion komunal kemi realizuar procesin e dezinfektimit, kemi pajisur të gjitha shkollat me dezinfektues, maska dhe termometra, kemi zbatuar të gjitha rekomandimet e MASH-it, MSH-së dhe IKSHPK-së, sepse fëmijët tanë janë vetë përkushtimi dhe puna që ne bëjmë, andaj gjithë vullneti dhe angazhimi ynë i përbashkët është i orientuar në këtë drejtim, që të mbrojmë shëndetin e nxënësve- të tashmes dhe të ardhmes së vendit tonë! Po ashtu, për këtë ditë të veçantë nuk ka munguar as kontributi i mësimdhënësve, të cilin e kanë dëshmuar përgjatë gjithë historisë që ka kaluar populli ynë, edhe në këtë situatë vazhdojnë të mbesin të pandalshëm, në avancimin e brezave të rinjë drejt rrugës së dijes dhe diturisë!
Për fund, uroj të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit – fillim të mbarë të vitit shkollor, duke ju siguruar se në këtë rrugëtim jemi së bashku si dhe duke respektuar gjitha rekomandimet do të qëndrojmë të shëndetshëm drejt normalizimit të situatës! Urime dhe shumë suksese!
Xhafer Gashi”