Kryetari Gashi uron qytetarët për Vitin e Ri 2021
2021/01/01 - 3:33
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, me rastin e ndërrimit të moteve, përmes një video-mesazhi ka uruar të gjithë qytetarët e komunës së Obiliqit për Vitin e Ri 2021, duke ju uruar shëndet,mbarësi dhe harmoni në familje si dhe ka prezantuar të arriturat dhe projektet që janë realizuar përgjatë vitit që po lemë pas, duke u shprehur se: “Të bashkuar po realizojmë projekte madhore, të cilat u arriten fal implementimit të ligjit për Obiliqin, punës së palodhshme të ekzekutivit dhe zyrtarëve komunal dhe fal bashkëpunimit me ju, po vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen e qytetit.“
Urimi i plotë i Kryetarit Gashi:
“Të dashur qytetarë,
Me rastin e ndërrimit të moteve, ju përcjellë urimet më të përzemërta, duke ju uruar shëndet,mbarësi dhe harmoni në familjet tuaja! Me bindjen e plotë, që do të jemi bashkë në çdo proces të rëndësishëm për komunën e Obiliqit! Të bashkuar po realizojmë projekte madhore, të cilat u arriten fal implementimit të ligjit për Obiliqin, punës së palodhshme të ekzekutivit dhe zyrtarëve komunal dhe fal bashkëpunimit me ju, po vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen e qytetit.
Së bashku, për një Obiliq modern dhe të zhvilluar!