Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, gjatë vikendit të sotëm, ka përcjella nga afër aktivitetin e organizuar nga klubi aeronautik

2021/01/11 - 2:28

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, gjatë vikendit të sotëm, ka përcjella nga afër aktivitetin e organizuar nga klubi aeronautik ”Shqiponjat e Kastriotit“, aktivitet i cili është mbajtur për të prezantuar metodat e fluturimit të paraglading-ut, zhvillimin e tyre praktik dhe formën e hapjes së parashutës emergjente në raste të rreziqeve të mundshme.
Një fluturim të tillë të hapjes së parashutës emergjente të inskenuar në hapësirën e palestrës, është realizuar edhe nga ana e Kryetarit Gashi, i cili ka falënderuar z.Fanol Shala, udhëheqës i klubit “Shqiponjat e Kastriotit“, njëheritë pilot i cili po arrin suksese të mëdha si në arenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare.
Po ashtu, kryetari Gashi është shprehur se: “Bashkë me Nolin, u dakorduam që një fluturim të tillë, shumë shpejtë do të e realizojmë edhe në hapësirë.“