Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi,priti sot në një takim përfaqësuesit e KFOR-it LMT K9 zviceran, të udhëhequr nga komandantit Prejean

2021/03/18 - 2:24

Në kuadër të takimeve të rregullta, prita sot në një takim përfaqësuesit e KFOR-it LMT K9 zviceran, të udhëhequr nga komandantit Prejean, të cilët i njoftova për situatën epidemiologjike në tërë territorin e Obiliqit me Covid-19 si dhe për projektet kapitale të realizuara në vitin që lëmë pas ku përkundër sfidave në ballafaqimin e pandemisë angazhimi ynë i shtuar si dhe bashkëpunimi i mirëfilltë me qytetarët, institucionet qendrore dhe KFOR-in, ka treguar rezultate në jetësimin e projekteve të rëndësishme. Po ashtu, i njoftova për mundësit që kemi krijuar në kategorinë e subvencioneve për qytetarët ku theksova se jam i përkushtuar në mbështetjen e seciles kategori të shoqërisë si dhe trajtimin e tyre në mënyrë të barabartë e pa dallim si dhe për planifikimet e investimeve kapitale për vitin 2021 në fushën e shëndetësisë,arsimit, kulturës,rinisë e sportit, infrastrukturës dhe bujqësisë.
Komandantin Prejean, e falënderova për punën e tyre dhe për koordinimin e përbashkët në ruajtjen dhe monitorimin e sigurisë për qytetarët!