Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Nënkryetarin, Ibush Mjekiqi, kanë pritur në një takim Kryetarin e Komunës së Fushë-Kosovës, z.Burim Berisha me bashkëpunëtorë, me të cilin diskutuan për planifikimin e projekteve në vitin 2023, për mundësit e bashkëpunimit mes dy komunave në sektore të ndryshme në të mirën e qytetarëve, në theks të veçantë për projektin e koogjenerimit (shtrirjes së ngrohjes qendrore).