Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari Xhafer Gashi prezanton ekzekutivin komunal

2022/01/01 - 12:03

Shkrimi i tij i plotë:
“Të nderuar qytetarë,
Duke ju falënderuar për besimin tuaj që të vazhdojmë qeverisjen e mirë, kam kënaqësinë të ju prezantojë përbërjen e ekzekutivit komunal për katër (4) vitet e ardhshme, kam emëruar:
z.Ibush Mjekiqi-nënkryetar i Komunës,
z.Sahit Zeqiri-drejtor i Drejtorisë së Arsimit,
znj.Blerona Shabanaj Mehmeti-drejtore e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale,
z.Bejtullah Mjekiqi-drejtor i Drejtorisë për Bujqësi,
znj.Zarife Behluli-drejtore e Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financave,
znj.Arba Mirena-drejtore e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit,
z.Arben Berisha-drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Kadastër dhe Pronë,
z.Abdyrrahman Krasniqi-drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike,
znj.Fitore Hashani-drejtore e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Mjedis,
z.Naim Miftari-drejtor i Inspektoratit Komunal si dhe kam emëruar shefin e kabinetit z.Burim Gërguri.
Ditëve në vazhdim do bëjmë emërimet për drejtoritë; Administratës së Përgjithshme dhe Infrastrukturës Lokale.
Jemi të gatshëm dhe të përgjegjshëm në realizimin e platformës qeverisëse #Bashkë! Bashkë me qytetarët do t’i përzgjedhim projektet, bashkë do t’i mbikëqyrim dhe së bashku do t’i gëzojmë!
Xhafer Gashi”