Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, së bashku me ekzekutivin, kanë mbajtur sot debatin publik me qytetarët dhe përfaqësues nga shoqëria civile, për informimin e qytetarëve rreth gjashtëmujorit(6) të dytë të punës, ku u njoftuan rreth zhvillimit të projekteve, sfidave dhe të arriturave të komunës gjatë këtij viti.