Republika e Kosoves

Obiliq

Mbahet dëgjimi buxhetor komunal për vitin 2023 dhe parashikimet për vitet 2024-2025

2022/08/17 - 3:26

Në sallën e Kuvendit Komunal në Obiliq, sot është mbajtur dëgjimi buxhetor për”Planifikimin e buxhetit për vitin 2023 dhe parashikimet për vitet 2024-2025
I pranishëm në këtë debat publik ishte Nënkryetari i Komunës, z.Ibush Mjekiqi, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj Zarife Behluli, Kryesuesja e Kuvendit Komunal znj.Vlora Mjekiqi Kabashi, drejtorë të Komunës, zyrtarë komunal, përfaqësues të komuniteteve dhe qytetarë.
Nënkryetari Mjekiqi, para të pranishmëve prezentoi raportin e buxhetit për vitin 2023, dhe njoftoi qytetarët rreth zhvillimit të projekteve në Komunën e Obiliqit.
Nënkryetari Mjekiqi, falënderoi zyrtarët komunal dhe qytetarët për kontributin dhe angazhimin e dhënë në përmbushjen e synimeve dhe objektivave të përbashkëta!