Republika e Kosoves

Obiliq

Mbahet turniri në Basketboll

2022/08/15 - 6:31

Në vikendin që lëmë pas, në kuadër të aktiviteteve sportive të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, është mbajtur turniri në Basketboll me grupmoshat U16 në bashkëpunim me KB “AS Kastrioti”. Në këtë turnir, ishin prezent 8 ekipe nga qytetet e Kosovës dhe nga shteti i Maqedonisë së Veriut konkretisht nga qyteti i Kumanovës.
Për të përcjellur nga afër këtë aktivitet, ishte prezente Drejtoresha e DKRS-së, Arba Mirena, e cila i ka uruar suksese ekipeve pjesëmarrese, duke u shprehur se: “Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport është e përkushtuar në shtimin e numrit të aktiviteteve sportive në Komunën e Obiliqit, me qëllim të identifikimit të talenteve të rinjë dhe përsosmërinë e talentëve në fushën përkatese sportive”.