Republika e Kosoves

Obiliq

Me Nënkryetarin, Kryesuesin, përfaqësusin e SHDL-së z.Esat Curri, asambleistët, ekzekutivin, familjarë e bashkëpuntorë, bëmë homazhe pranë lapidarit të dëshmorëve të familjes Rama

2021/03/27 - 1:38

Me Nënkryetarin, Kryesuesin, përfaqësusin e SHDL-së z.Esat Curri, asambleistët, ekzekutivin, familjarë e bashkëpuntorë, bëmë homazhe pranë lapidarit të dëshmorëve të familjes Rama për të vazhduar tek lapidarët e martirëve të familjes Halimi dhe Haliti në 22 vjetorin e rënies në nderim të sakrificës së tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!
Duke nderuar të rënët për liri, nderojmë vetëveten dhe historinë e lavdishme të popullit shqiptar! I përjetshëm dhe i shenjtë do mbetet kujtimi për familjet Rama, Halimi, Haliti, Merlaku dhe Mulliqi!
Lavdi të dëshmorëve dhe martirëve e lirisë!