Republika e Kosoves

Obiliq

Ndërmarrja Publike Lokale “Kastrioti” Sh.A ka dalur në ndihmë të qytetarëve dhe Komunës së Skënderajit

2023/01/23 - 10:29

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka falënderuar punëtorët e zellshëm të Ndërrmarrjes Publike Lokale “Kastrioti” të cilët gjatë ditës së sotme kanë dalur në ndihmë të qytetarëve dhe Komunës së Skënderajit.
Komuna e Skënderajit, po kalon një situatë të vështirë nga vërshimet që kanë ndodhur ditëve të fundit, duke theksuar se: Jemi bashkë për të tejkaluar sa më shpejtë këtë situatë, duke uruar që të jetë me sa më pak dëme.
Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:
“Jemi bashkë🤝🏻, në kohë të mira dhe në sfida!
Punëtorët e zellshëm të Ndërmarrjes Publike Lokale “Kastrioti”, gjatë ditës së sotme kanë dalur në ndihmë qytetarëve dhe Komunës së Skënderajit, me makineritë e tyre, duke bërë pastrimin, larjen dhe zhbllokimin e rrugëve, institucioneve shkollore dhe hapësirave tjera publike.
Komuna e Skënderajit, po kalon një situatë të vështirë nga vërshimet që kanë ndodhur ditëve të fundit, andaj jemi bashkë për të tejkaluar sa më shpejtë këtë situatë, duke uruar që të jetë me sa më pak dëme.
Falënderoj Kryeshefin e NPL “Kastrioti sh.a”, z.Egzon Berisha dhe gjithë punëtorët e kësaj ndërmarrje, për vullnetin dhe angazhimin!
Xhafer Gashi”