Republika e Kosoves

Obiliq

Në komunën e Obiliqit fillon gjysëmvjetori i dytë i vitit shkollor 2021/22

2022/01/10 - 11:54

Në komunën e Obiliqit ka filluar gjysëmvjetori i dytë, i vitit shkollor 2021/22, me këtë rast Nënkryetari i komunës Ibush Mjekiqi, së bashku me drejtorin e drejtorisë së Arsimit, Sahit Zeqiri, kanë vizituar SHFMU “Dr.Ibrahim Rugova” në Obiliq dhe SHFMU “Hasan Prishtina” në Milloshevë, ku janë njoftuar nga afër me përgaditjet për fillimin e procesit mësimor për periudhën e dytë.
Nënkryetari Mjekiqi dhe drejtori Zeqiri, kanë uruar personelin e shkollave dhe të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve, suksese dhe arritje të reja në mësime!