Republika e Kosoves

Obiliq

Në komunën e Obiliqit fillon viti i ri shkollor 2020/21

2020/09/14 - 1:30

Sot, ka filluar procesi mësimor i vitit të ri shkollor 2020/21 në gjitha shkollat e komunës së Obiliqit, duke respektuar dhe zbatuar të gjitha skenaret e MASH-it dhe rekomandimet e dalura nga institucionet shëndetësore, me këtë rast, nënkryetari i komunës, Ibush Mjekiqi, së bashku me drejtorin e DA-së, Rexhep Zeka, kanë vizituar SHFMU “Ibrahim Rugova“, Gjimnazin ”17 Shkurti“ dhe SHMLP “Ismail Dumoshi“, ku stafit të shkollave dhe nxënësve ju ka uruar shëndet dhe suksese në rrugën e dijes dhe diturisë!
Ju priftë e mbara!