Republika e Kosoves

Obiliq

Në kuadër të DPUKP-së, sot është mbajtur një takim me drejtorët e drejtorive komunale dhe kompanisë hartuese INSI, i pranishëm në takim ishte edhe Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi

2020/05/19 - 5:10

Në këtë takim u prezantua Plani Zhvillimor Komunal i cili është në fazat përfundimtare për të vazhduar në debat publik me asambleistët dhe me qytetarët, më tutje sipas procedurat për votim në Kuvendin Komunal dhe në aprovim nga Ministritë përkatëse.
Kryetari Gashi gjatë takimit theksoi se:“Plani Zhvillimor Komunal (PZHK), për qytetarët është një dokument shumë me rëndësi, sepse, ai na ofron një vizion të qartë dhe përcakton orientimet e zhvillimit të ardhshëm ekonomik, shoqëror, fizik dhe hapësinor të komunës.“