Republika e Kosoves

Obiliq

Në sallën e Shtëpisë së Kulturës “Xhavit Haziri” u dha shfaqja “Sisters” nga Baleti Kombëtar i Kosovës

2023/01/20 - 8:29

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Baletin Kombëtar të Kosovës, kanë sjellur sonte në sallën e Shtëpisë së Kulturës “Xhavit Haziri”, shfaqjen “Sisters” të koreografit Mehmet Balkan.
Për të përcjellur nga afër këtë aktivitet ishin të pranishëm: Nënkryetari i Komunës, Ibush Mjekiqi, Drejtoresha e DKRS-së, Arba Mirena, Drejtoresha e DAP-së, Linda Bekteshi, dashamirë të kulturës dhe qytetarë të shumtë.
Një paraqitje e jashtëzakonshme e trupave të Baletit Kombëtar të Kosovës, duke përcjellur emocione të veçanta dhe vlerësime të larta nga ana e qytetarëve të Obiliqit.
Faleminderit Baleti Kombëtar i Kosovës – The National Ballet of Kosova!