Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, së bashku me Drejtoreshën e Administratës, Linda Bekteshi, kanë pritur në takim përfaqësues nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Në këtë takim u prezantua procesi, përgatitjet dhe zhvillimet e reja në projektin e Regjistrimit të Popullsisë 2023.
Nënkryetari Mjekiqi, shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen e plotë të këtij projekti të Regjistrimit të Popullsisë 2023, proces ky i cili është shumë i rëndësishëm për vendin.