Republika e Kosoves

Obiliq

Nënkryetari Mjekiqi priti në takim përfaqësues të Democracy Plus(D+)

2022/06/17 - 1:37

Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi së bashku me Drejtoreshën e DAP-së Linda Bekteshi dhe Shefin e Kabinetit Burim Gërguri, sot kanë pritur në një takim përfaqësues të Democracy Plus (D+), Visar Rushiti dhe Liridon Elshan.
Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i trendeve të përdorimit të platformës për konsultime publike, dhe Udhëzimi Administrativ për Standardet Minimale të konsultimit publik dhe për përdorimin e platformes digjitale.
Nënkryetari Mjekiqi, falenderoi përfaqësuesit e Democracy Plus (D+), për bashkpunimin e vazhdueshëm dhe shprehi gatishmërinë në vazhdimësinë e bashkpunimit.