Republika e Kosoves

Obiliq

Nënkryetari Mjekiqi priti në takim togerin e KFOR-it LMT Alex Terzi

2023/01/24 - 4:46

Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e KFOR-it,të udhëhequr nga toger Alex Terzi dhe ushtaraku Cemil Bayraktar, të cilët i njoftoi për zhvillimin e projekteve në gjithë territorin e Komunës së Obiliqit, në vazhdimësinë e ngritjes së mirëqenies dhe zhvillimit të Obiliqit, për të gjithë qytetarët pa dallim si dhe për planifikimet e investimeve kapitale për vitin 2023 në fushën e shëndetësisë,arsimit, kulturës,rinisë e sportit, infrastrukturës dhe bujqësisë.Po ashtu gjatë këtij takimi kanë biseduar edhe për situatën e krijuar ditëve të fundit nga vërshimet, ku në Komunën e Obiliq momentalishtë është një situatë e qetë dhe stabile.
Nënkryetari Mjekiqi, në fund të takimit, ka falënderuar togerin Terzi për bashkëpunimin, duke theksuar se bashkëpunimi dhe koordinimi me FKOR-in, do të jetë i plotë në shërbim të qytetarëve të Obiliqit.