Republika e Kosoves

Obiliq

Nisin punimet në ndërtimin e parkut në fshatin Plemetin

2020/07/23 - 3:02

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me bashkëpunëtorë, inspektuan punimet që po zhvillohen në ndërtimin e parkut në fshatin Plemetin, ku ky projekt ka filluar të marrë formë që nga sot, me plan dinamik 90 ditë pune, në bashkëpunim me programin ROMACTED të Bashkimit Evropian.
Kryetari Gashi, gjatë kësaj vizite ka theksuar se: ”Komuna e Obiliqit, si komunë multietnike, në vazhdimësi po realizojmë projekte të cilat kanë për qëllim ndryshimin e mirëqenies së qytetarëve pa dallim. Edhe ky park në fshatin Plemetin do të shërbejë si vend-takim për të gjitha grupmoshat pa dallim etnie.“
Urime banorëve të fshatit Plemetin!