Republika e Kosoves

Obiliq

Njoftim për Debat publik

2022/08/18 - 9:21

Komuna e Obiliqit njofton të gjithë qytatarët, se me datën 19.08.2022 në ora 14:00 në sallën e Kuvendit komunal të Komunës së Obiliqit, do të mbahet debat publik për:
“DRAFT -RREGULLOREN PËR TARIFA, NGARKESA DHE GJOBA NË KOMUNËN E OBILIQIT”

Në debat publik ftohen të marrin pjesë: Qytetarët, përfaqësuesit e lagjeve, përfaqësuesit e OJQ-ve, përfaqësuesit e komuniteteve, të rinjtë, gratë, pensionistë, studentët, komuniteti i biznesit, përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme, përfaqësuesit e ndërrmarrjeve publike, anëtarët/e të Kuvendit Komunal Obiliq, punonjësit e komunës, përfaqësuesit e partive politike, përfaqësuesit e mediave.