Republika e Kosoves

Obiliq

Njoftim – “Shtëpia e Pleqve“ e Komunës së Obiliqit do të mbyllet përkohësisht si masë parandaluese për CO-VID 19

2020/03/11 - 4:58

Komuna e Obiliqit ka ndërmarrur masat e para parandaluese për Koronavirus (CO-VID 19) me qëllim të menaxhimit të situatës dhe rrezikut te mundshëm, nga sot eshte mbyllur përkohësisht “Shtëpia e Pleqve“ në Komunën e Obiliqit si rezultat i rrezikshmerisë me të lartë që virusi të atakohet tek të moshuarit.

Në të njejtën kohë, Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi ka njoftuar qytetarët se gjatë ditëve në vijim do shqyrtojmë edhe masat e tjera parandaluese, duke përfshirë dezinfektimin,dezinsektimin dhe deratizimin (DDD) të insititucioneve arsimore,shëndetësore dhe komunale.