Republika e Kosoves

Obiliq

OBSH-ja vlerëson lart angazhimin e komunës së Obiliqit në menaxhimin e pandemisë Covid-19

2020/07/18 - 7:17

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka mirëpritur në një vizitë, përfaqesues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, znj.Anja Borojeviq, konsulente e OBSH-së dhe z.Bujar Rexhepi, të cilët u njoftuan nga afër lidhur me menaxhimin e situatës me pandeminë globale Covid-19 në Obiliq, ku QKMF-ja, që nga ditët e para të shfaqjes së pandemisë, ka qenë në gjendje gatishmërie duke dërguar ekipe edhe në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës, për kontrollë të bashkëatdhetarëve, po ashtu në vazhdimësi, ekipe të QKMF-së kanë monitoruar situatën epidemiologjike në tërë territorinë e Komunës së Obiliqit.
Nga ana tjetër, përfaqesuesit nga OBSH-ja, kanë vlerësuar lart punën dhe angazhimin e stafit të QKMF-së dhe gjithë shtabit emergjent lokal, në luftimin dhe parandalimin të këtij virusi, ku theksuan se ; “komuna e Obiliqit është shembull i menaxhimit të suksseshëm të pandemisë globale Covid-19.“
Në fund, Kryetari Gashi ka falënderuar përfaqesuesit e OBSH-së, për vizitën e tyre, ku është shprehur se: “prioriteti dhe përkushtimi ynë i përhershëm mbetet mbrojtja e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.“