Republika e Kosoves

Obiliq

Organizata Help Kosovo ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Obiliqit

2019/01/30 - 12:26

Sot, Organizata Help Kosovo ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Obiliqit për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe start-up me pajisje për aktivitetin e tyre në kuadër të projektit “Mbështetje për stabilitetin socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020”.

Në vitin 2019 Help dhe Komuna e Obiliqit do të mbështesin së paku 30 biznese me pajisje si dhe me trajnime për aftësim të të bërit biznes.

Nën-kryetari i Komunës Ibush Mjekiqi shprehi gatishmërinë për bashkëpunim dhe deklaroi se kjo është një mundësi shumë e mire për bizneset e reja (start-up) dhe bizneset e vogla që kanë nevojë për pajisje.

Koordinatorja e Programit të Help Shqipe Breznica prezantoi detaje të aktiviteteve që do të zbatohen gjatë projektit siç janë: organizimi i takimeve informuese me qytetarë ku do të informohen të gjithë të interesuarit rreth aplikimit, pas së cilës do të jetë një afat i caktuar për të aplikuar.

Në takim ishte prezent edhe Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Obiliqit Abdyrrahman Krasniqi i cili u shpreh i kënaqur në arritjen e marrëveshjes mes Help dhe Komunës së Obiliqit dhe shprehi gatishmëri në mbështetje në implementimin e projektit.

Për organizimin e takimeve informuese me qytetarë do të informoheni me kohë përmes rrjeteve sociale, Komunës si dhe posterëve që do të vendosen në çdo lagje dhe fshat të Obiliqit.