Republika e Kosoves

Obiliq

Përurohet Mulliri i Behramajve në Graboc

2020/07/28 - 2:18

Kryetari i Komunës së Obiliqit,Xhafer Gashi, ka pritur në vizitë Ministren e Kulturës,Rinisë dhe Sportit, znj.Vlora Dumoshi, së bashku me zv.Ministrat; z.Halil Matoshi dhe z.Qazim Rrahmani, të cilët i njoftoj për situatën dhe menaxhimin me pandeminë globale Covid-19, për zhvillimin e projekteve në tërë territorin e komunës së Obiliqit.
Në këtë takim, u diskutua për projektet e përbashkëta në mes komunës dhe MKRS-së, në fushën e kulturës, sportit e në veçanti në fushën e rinisë, në realizimin e projektit për ndërtimin e Qendrës Rinore.
Kryetari Gashi, falënderoj ministren Dumoshi, për bashkëpunimin e deritanishëm duke theksuar se një bashkëpunim i tillë do të jetë në vazhdimësi. Në anën tjetër, ministrja Dumoshi, përgëzoj Kryetarin Gashi, për angazhimin dhe punën e bërë në komunën e Obiliqit, njëherit shprehi përkrahjen e ministrisë që ajo drejton në projektet e kësaj fushe.Kryetari Gashi së bashku me Ministren znj.Dumoshi, vizituan shkollën e mesme teknike “Ismail Dumoshi” që me krenari bartë këtë emër, Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri“, hapësira tek e cila po zhvillohen aktivitetet kulturore nga artistët tanë, punimet në sheshin e qytetit “Deshmorët e Kombit“ dhe Bibliotekës së Qytetit.
Po sot, është bërë përurimi i asetit të trashëgimisë kulturore “Mulliri i Behramajve“ në fshatin Graboc të komunës së Obiliqit.
Me këtë rast, Kryetari Gashi u shpreh se ky mulli i familjes Mjekiqi, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në kohën e luftës së fundit në Kosovë; “Mulliri daton që nga viti 1864 dhe për Obiliqin ka rëndësi të veçantë, ky mulli ka qenë “bukë e krypë e zemër“ për banorët e fshatit por edhe për fshatrat e trevës së Drenicës dhe Qyqavicë. Andaj, restaurimi i tij është realizuar në kuadër të investimeve kapitale të komunës tonë, në funksion të ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe identitetit tonë kombëtar. Me restaurimin e tij , ky aset, do të ofroj mundësi të shfrytëzimit të kohës së lirë për vizitorët, zhvillimin e turizmit rural, përmes njohjes së jetës tradicionale dhe ruajtjen e traditave tona shqiptare.“
Ndërsa Ministrja Dumoshi, theksoi se monumentet e trashëgimisë siç është ky mulli janë vlerë e madhe për trashëgiminë e Kosovës.