Republika e Kosoves

Obiliq

Përurohet sheshi “Adem Preniqi”

2022/01/01 - 12:58

Pak minuta pranë ndërrimeve të moteve, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me ekzekutivin, familjarët dhe bashkëpuntorët e të ndjerit Prof.Adem Preniqi dhe qytetarët, kanë përuruar sheshin “Adem Preniqi”, një projekt tjetër madhor i cili do jetë adresë për të gjitha grupmoshat për të kaluar kohën e lirë.
Me këtë rast, kryetari Gashi, ka uruar vitin e ri 2022, duke shprehur: “me lejoni të ju uroj vitin e ri 2022, duke ju dëshiruar shëndet e mbarësi në familjet e juaja!
Po e përmbyllim një vit me sfida por të mbushur me plotë suksese! Ju falënderoj për bashkëpunimin, jam i bindur se do vazhdojmë edhe më tutje që projektet bashkë t’i zgjedhim, bashkë t’i mbikëqyrim dhe së bashku t’i gëzojmë!
Gëzuar 2022!”
Ky përurim u përmbyll me spektakelin e fishekzjarrëve mbi qiellin e Obiliqit!
Po ashtu, në prag fillimit të vitit 2022, kryetari Gashi i shoqëruar nga Nënkryetari dhe Kryesuesja e KK Obiliq kanë vizituar ekipet mjekësore në QKMF dhe zyrtarët policor në Statcionin Policor, të cilët me rastin e ndërrimit të moteve ishin në shërbimin e qytetarëve të Obiliqit.