Republika e Kosoves

Obiliq

Prezantohen metodat e fluturimit në paragliding

2022/01/08 - 11:56

Nënkryetari i komunës së Obiliqit,Ibush Mjekiqi, së bashku me drejtoreshën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arba Mirena, kanë përcjellë nga afër aktivitetin e organizuar nga klubi aeronautik ”Shqiponjat e Kastriotit“, aktivitet i cili është mbajtur për të prezantuar metodat e fluturimit të paragliding-ut, zhvillimin e tyre praktik dhe formën e hapjes së parashutës emergjente në raste të rreziqeve të mundshme.
Është viti i dytë që organizohet një aktivitet i tillë në Palestrën Sportive “Adem Jashari”, në të cilën prezent ishin pilot nga Kosova dhe Shqipëria, me këtë rast, nënkryetari Mjekiqi dhe drejtoresha Mirena, kanë përgëzuar klubin “Shqiponjat e Kastriotit” për sukseset e njëpasnjëshme dhe angazhimin e vazhdueshëm në sportin e paragliding dhe siguruan se përkrahja e institucionit komunal nuk do të mungojë asnjëherë.