Republika e Kosoves

Obiliq

Prezantohet puna një vjeçare e Stacionit Policor në Obiliq

2019/02/08 - 3:32

Në hapësirën e Kuvendit Komunal të Obiliqit, u prezantua “Pasqyra e gjendjes së sigurisë për vitin 2018”. Në këtë prezantim, ishte i pranishëm kryetari i komunës Xhafer Gashi, si dhe përfaqësues të KFOR-it.

Në fjalën e tij drejtuar policisë që operojnë në komunën tonë, kryetari Xhafer Gashi, tha se ndihemi krenarë me punën dhe angazhimin e juaj, gjithashtu u shpreh se jemi të kënaqur me nivelin e bashkëpunimit dhe sigurisë, kjo duke pasur parasysh që komuna jonë është komunë multietnike.
Përfaqësuesit e stacionit të policisë në Obiliq, gjendjen e sigurisë e cilësuan si mjaft të mirë dhe të qetë, kjo falë angazhimit edhe më të madh të Policisë në ruajtjen e rendit dhe krijimin e sigurisë.

Komandanti i stacionit policor në Obiliq, Sejdi Zeqiri, i uroj për të arriturat policët që shërbejnë në Stacionin Policor në Obiliq, gjithashtu e falenderoi Kryetarin e Komunës për bashkëpunim e vazhdueshëm, po ashtu për punën e mirë, i uroj edhe nënkoloneli Nevruz Hasani , nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës.
Në fund të prezantimit, u ndanë mirënjohje për pjestarët e dalluar të policisë. Poashtu mirënjohje u nda edhe për kryetarin e Komunës Xhafer Gashi.