Shënohet 7 Marsi- Dita e Mësuesit
2023/03/07 - 4:30
Në shënimin e 7 Marsit-Ditës së Mësuesit, drejtoria Komunale e Arsimit, ka ndarë mirënjohje për mësimdhënësit, drejtorët dhe stafin mbështetës më të dalluar të Komunës së Obiliqit, duke vlerësuar përkushtimin e punën në arsimimin e edukimin e brezave të rinjë dhe ruajtjen e infrastrukturës shkollore, po ashtu, mirënjohje ndanë edhe për Statcionin Policor të Obiliqit për bashkëpunimin në sigurinë shkollore.
Kryetari Gashi, në fjalën e tij, uroj festën e 7 Marsit, gjithë të pranishmeve duke ju dëshiruar shëndet e mbarësi, njëkohësisht ju garantoi se do vazhdojnë punën e përbashkët në ngritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie. Po ashtu, ju uroj Epopenë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
“Gëzuar 7 Marsin, Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe të gjithë mësimdhënësve të Komunës së Obiliqit! Ju jeni heronjtë e përditshmërisë sepse ju çdo ditë kontriboni për shtetin tonë,misioni juaj është i shenjtë!”
Kryetari Gashi dhe drejtori i DKA-së, Sahit Zeqiri, ndanë mirënjohjet për;
1.Motëredukatoren Edona Sallova nga IP “Rrita jonë “ në Obiliq
2.Mësuesi Xhavit Lani nga SHFMU “Dr.Ibrahim Rugova” në Obiliq
3.Mësuesja Selvete Thaçi nga SHFMU “Hasan Prishtina” në Milloshevë
4. Mësuesja Shqipe Sadiku nga SHFMU “Pandeli Sotiri” në Obiliq
5.Mësimdhënësja e gjuhë shqipe Shkurte Krasniqi nga SHFMU “Naim Frashëri” në Breznicë
6. Mësimdhënësi i artit figurativ Visar Grajqevci nga SHFMU “Fazli Graiqevci” në Hade
7. Edukatori Fatmir Mjeku nga SHFMU “Migjeni” në Siboc
8.Mësimdhënësja e historisë Fidane Simnica-Gërguri nga SHFMU “Abdurrahmon Gërguri” në Dardhishtë
9.Mësimdhënësja e kimisë Lule Stullçaku nga Gjimnazi “17 Shkurti” në Obiliq
10.Mësimdhënësja e TIK-ut Lendita Preniqi nga SHMLP“Ismail Dumoshi “ në Obiliq
Mirënjohje u ndanë edhe për mësimdhënësve të pensionuar gjatë vitit 2022, të cilët kontribuan me përkushtim në procesin edukativo-arsimor;
1.Z.Jahi Ukshini, mësues klase nga SHFMU “Dr. Ibrahim Rugova” në Obiliq
2.Znj.Sabrije Rexhepi, mësimdhënëse e biologjisë në SHFMU “Dr.Ibrahim Rugova” në Obiliq
3.Z. Xhevat Mehmeti , mësues klase në SHFMU “Hasan Prishtina” në Milloshevë
4. Z.Sejdi Preniqi, mësimdhënës i fizikës nga SHFMU “Fazli Grajqevci” në Hade
5.Z.Ramadan Beqirit, i ndahet mirënjohje pas vdekjes, mësimdhënës i TIK-ut nga SHFMU “Naim Frashëri” në Breznicë
6.Z.Sadik Mjeku, mësimdhënës i matematikës nga SHFMU “Migjeni” në Siboc
7.Znj.Lirije Hasani, mësimdhënëse e edukatës qytetare nga Gjimnazi “17 Shkurti” në Obiliq
8. Z.Gani Krasniqi, mësues klase nga SHFMU “Naim Frashëri” në Breznicë
Mirënjohje u ndanë edhe për puntorët teknikë të cilët kanë kontribuar në mirëmbajtjen e objekteve shkollore;
1.Z.Gani Mala , punëtor teknik nga SHFMU “Hasan Prishtina” në Milloshevë
2.Z.Ekrem Krasniqi, punëtor teknik nga SHFMU “Naim Frashëri” në Breznicë
3.Z.Hajdar Krasniqi , punëtor teknik nga SHFMU “Naim Frashëri” vnë Breznicë
Drejtoria e Arsimit po ashtu ka ndarë mirënjohje për të gjithë ata, të cilët po ndihmojnë arsimin në komunën e Obiliqit për zhvillimin në të gjitha fushat, ngritje në cilësi, siguri, organizimin e seminareve kundër dukurive negative, për kontributet për udhëheqje, menaxhim, bashkëpunim, koordinim dhe zbatimin e standardeve të drejtorëve në procesin edukativo-arsimor
1.Znj.Fatime Pllana, shefe në sektorin e arsimit
për kontribut, udhëheqje, menaxhim, bashkëpunim dhe koordinim për zhvillimin e arsimit shefe në sektorin e arsimit Znj.Fatime Pllana.
2. Znj.Shyhrete Gashi, drejtore në SHFMU”Dr. Ibrahim Rugova” për menaxhim të suksesshëm të Planit Zhvillimor të Shkollës dhe projektet e fituara për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor.
3.Z.Besa Dvorani, drejtore në Gjimnazin “17 Shkurti” në Obiliq për menaxhim dhe zbatim të standardeve të drejtorëve në procesin edukativo-arsimor
4.Z.Bashkim Ismajli, drejtor në SHFMU ”Migjeni” në Siboc, për menaxhim dhe zbatim të standardeve të drejtorëve në procesin edukativo-arsimor drejtor në SHFMU ”Migjeni”