Republika e Kosoves

Obiliq

Sot, iu dha lamtumira e fundit heroit Izet Demaj

2018/12/29 - 9:35

Në ceremoninë e varrimit të policit Izet Demaj, në Koshare, moren pjesë numër i madh qytetarësh dhe personalitete të shumta politike e shtetërore,
Në fjalën e tij para të pranishmëve kryetari e njëherit Eprori i Izetit gjatë luftës në Koshare, Xhafer Gashi, tha se heronjtë si Izeti e mbrojnë atdheun në luftë dhe liri, ndërsa i porositi familjarët se nuk duhet të vajtojnë për të, me shpresën që kjo dhimbje të jep një të ardhme më të mirë për vendin dhe për të gjithë ne.
“Heronjtë e mbrojnë atdheun në luftë dhe liri, e nderuara familja Demaj, ju as ne sot nuk duhet të vajtojmë për Izetin sepse heronjtë nuk durojnë vaj, ata qëndrojnë para zotit të tyre të lumtur sepse kanë gjetur të ardhmen…Izeti iu bashkua forcave çlirimtare të Kosovës në janar të vitit 1999, u pjesë e luftës në brigadën 138 “Agim Ramadani”. Izeti ishte i vrullshëm por i qetë, ishte i ri por i guximshëm, ishte i shkathët por i matur. Me veti të tilla Izeti ishte i përkryer për t’u bërë pjesë e Policisë Ushtarake”, tha mes tjerash Gashi.

Lavdi jetës dhe veprës së policit Izet Demaj,
Lavdi të rënëve për lirinë dhe mbrojtjen e atdheut,
Lavdi heronjve të kombit.