Republika e Kosoves

Obiliq

Sot, kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka mbajtur një takim me grupin punues

2021/01/14 - 5:47

Sot, kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka mbajtur një takim me grupin punues, i përbërë nga ekonomist dhe jurist profesional.
Ky grup punues do të punojë për kompletimin e procedurave për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Kastrioti” SH.A, në krijimin e draft-statutit dhe planit biznesit, ku pas finalizimit të këtyre procedurave do të procedohet për aprovimin në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Kryetari Gashi, ka falënderuar, këtë ekip profesionale për angazhimin e tyre vullnetar drejt themelimit të NPL “Kastrioti“ SH.A!