Republika e Kosoves

Obiliq

Sportisti i vitit në Komunën e Obiliqit

2018/12/27 - 4:20

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit, duke kujtuar kështu legjendën, Fadil Vokrri.

“Unë e di që juria nuk e pasur të lehtë për përzgjedhjen e sportistëve më të mirë. Por, mbi të gjitha ne duhet të pajtohemi, sepse është dikush që edhe në pjesën kolektive është përzgjedh nga juria më i miri. Dua ta kem një falënderim të veçantë për sekretarin e federatës, maksimalisht ka punuar që të na përkrahë, e falënderojmë, shumë sepse edhe puna e tij, bashkë me të edhe të kryetarit të Federatës së Futbollit, të ndjerit tani më Fadil Vokrrit. Obiliqi e ka fituar të drejtën që të ndërtohet kampusi i futbollit në Obiliq, nga UEFA. Dhe ne shpresojmë që shumë shpejtë do të fillojmë të punojmë në vitin e ardhshëm”, tha ai.

Ndërsa, sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Erolld Salihu tha se është privilegj që sot ndodhet aty, për të ndarë çmimet e sportistëve më të mirë të vitit 2018.

“Është kënaqësi e veçantë, sepse ai që nderon të tjerët, në fakt e nderon vetën. Sigurisht edhe familjen e trajnerit të madh Bogujevcit që  është me nipa këtu dhe të gjithë të tjerët. Gjithmonë kam kënaqësinë dhe privilegjin që të jem në mesin e juaj”, ka shtuar Salihu.

Veteranë në  sportin e futbollit u zgjodhën: Remzi Hashani, Skender Hodaj, Mustafë Berisha dhe Rifat Nasufi. Me këtë rast trajnerët më të mirë të vitit janë zgjedhur: Afrim Visoka, Enis Nasufi, Remzi Haliti, Ardian Stulqaku, Tahir Morina, Faruk Kurteshi, Izet Kastrati, Armend Mirena dhe Lulzim Bllaca. Ndërsa, ambasadorë të sportit u shpallën: Ardian Shaliani, Bler Thaçi, Adonis Zeqiri, Ilir Avdyli, Argjend Malaj, Arlind Shabani, Bardh Kelmendi. Ndërsa, në nëntëshen më të mirë sportive janë zgjedhur:  Diana Feta, Fanol Shala, Atdhe Grajqevci, Burim Mustafa, Albion Selmani, Imer Asllani, Engjëll Sollova, Erza Zogu dhe Rinor Bublica. Armend Thaçi, është zgjedhur sportist i vitit nga Komuna e Obiliqit.