Republika e Kosoves

Obiliq

Takim me Drejtorin e QKMF-së

2019/01/28 - 3:32

Kryesuesi i Kuvendit Komunal Burim Gërguri, priti në takim Drejtorin QKMF-së Dr.Haki Jashari i cili e informoi nga afër për punën e madhe që po bëhet në shëndetësi.

Dr. Jashari  e njoftoi   edhe për  Draft Master Planin për Zhvillimin e Shëndetësisë në periudhën e ardhshme pesë vjeçare, dokument ky që duhet trajtuar dhe aprovuar në Kuvendin Komunal pasi të kryhen procedurat e parapara me ligj.

Ky Draft dokument është në bashkëpunim dhe udhëhiqet nga organizata zvicerane ” AQH ”, organizatë kjo që në vitin 2018 në QKMF, të Obiliqit investoj mbi 75,000.00 euro.

Në emër të Kuvendit të Komunës Kryesuesi z. Gërguri,   i ofroi mbështetje të plotë në hartimin dhe shqyrtimin e Draft dokumentit të Master Planit.