Republika e Kosoves

Obiliq

Takim pune me drejtorët e shkollave të komunës së Obiliqit

2022/01/10 - 5:51

Në kuadër të fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor 2021/22, drejtori i drejtorisë së Arsim, Sahit Zeqiri, i shoqëruar nga shefi i kabinetit të Kryetarit të komunës, Burim Gërguri, kanë mbajtur takim pune me drejtorët e të gjitha institucioneve shkollore në komunën e Obiliqit, me këtë rend dite:
1.Përfundimi i periudhës së parë i vitit shkollor 2021-2022,
2.Raportet e suksesit të nxënësve për periudhën e parë,
3.Përgatitjet për fillimin e periudhës së dytë,
4.Të ndryshme.