Republika e Kosoves

Obiliq

U bë vënia e gurthemelit për ndërtimin e objektit muzeal për dëshmorin e Kombit Abdullah Qerkezi

2020/07/17 - 3:56

Sot, është bërë vënia e gurthemelit për ndërtimin e objektit muzeal për dëshmorin e Kombit, Abdullah Qerkezi.
Të pranishëm në ceremonin e vënies së këtij gurthemeli ishin: Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, nënkryetari Ibush Mjekiqi, kryesuesi i KK Burim Gërguri, asambleistët, ekzekutivi dhe familjarët e heroit Abdullah Qerkezi.
Kryetari Gashi, theksoi se: “me vënien e këtij gurthemeli, jeta dhe vepra e dëshmorit Abdullah Qerkezi, do mbetet e pavdekshëm, duke u përcjellur brezë pas brezi, sakrifica e dëshmorëve që Ne sot të jetojmë të liri e të pavarur. Dëshmorët janë thesari i vendit, një vend që është i mbushur me heroizmin e Dëshmorëve, është i bekuar nga Zoti.“
Për të nderuar veprën e dëshmorit Abdullah Qerkezi, u bënë homazhe pranë varrit të tij. I përjetshëm qoftë kujtimi për dëshmorin Abdullah Qerkezi!
Lavdi të rënëve për liri!
Lavdi Dëshmorëve të Kombit!