Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Obiliq

U mbajt mbledhja e KPF-së

2022/10/24 - 1:14

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Obiliqit, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Obiliqit që do të mbahet me datën 26.10.2022.
Për këtë mbledhje është propozuar ky:
REND DITE
1.I rekomandohet Kuvendit Komunal dhënia në debat publik e Draft dokumentit për vlerësimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, për territorin e Komunës së Obiliqit.
2. I rekomandohet Kuvendit Komunal dhënia në debat publik e Draft planit komunal të integritetit për periudhën 2023-2026.
3. I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi dhe aprovimi i Draft Rregullores për varreza, ofrimin e shërbimeve të varrimit, rregullimin dhe mirëmbajtjen e tyre në Komunën e Obiliqit.
4. I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi dhe aprovimi i Draft Rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale në Komunën e Obiliqit.
5. I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi dhe aprovimi i Draft Rregullores komunale për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Obiliqit.
6. I rekomandohet Kuvendit Komunal formimi i Komisionit për shqyrëtimin e Ankesave lidhur me procesin e zgjedhjes të Këshillave lokale.
7. I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës nga DEFZH-ja, për rritjen e të hyrave vetanake për vitin 2022.
8. I rekomandohet Kuvendit Komunal raporti nëntë(9) mujor financiar i shpenzimeve për vitin 2022.
9. I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës së Kryetarit të Komunës për zëvendësimin e anëtarit të KKSB-së, z.Faton Beka, në vend të z.Avdyl Mustafa, i cili ka dhënë dorëheqje.
10.I rekomandohet DEFZH-së, shqyrtimi i kërkesës nga Naim Grajçevci, për lejimin e mjeteve për mbështetje financiare për të gjithë të punësuarit në administratën e Komunës së Obiliqit, për vitin 2022 në vlerën prej 500 euro, si pako ushqimore nga mjetet e lira të ndonjë kategorie buxhetore, siç kanë vepruar edhe Komunat tjera.
11.I rekomandohet DPUKP-së, për shqyrtim kërkesa nga Ganimete Aliu, që segmenti i rrugës “Dita e flamurit” me një gjatësi prej 160 m të pagëzohet me emrin “Zenun Aliu”.
12.I rekomandohet DSHPE-së, kërkesa nga Naser Sollova për shqyrtim të peticionit të qytetarëve të ndërtesave, Hyrja A1, A2 për lejimin e shfrytëzimit të parkingut.
13.I rekomandohet Kuvendit komunal plotësim ndryshimi i vendimit nr.-I-4, i dt.24.12.2021, për formimin e Komisionit komunal të aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Lokale “Kastrioti” pas njoftimit mbi dorëheqjen e z.Jeton Mjekiqi, anëtar i këtij Komisioni.