Republika e Kosoves

Obiliq

U mbajt mbledhja e KPF-së

2023/01/23 - 4:24

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Obiliqit, sot ka mbajtur mbledhjen e parë, në të cilën ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Obiliqit që do të mbahet me datën 26.01.2023
Për këtë mbledhje është propozuar ky :
Rend Dite
1.I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi i Draft Planit të menaxhimit të mbeturinave komunale 2023-2027.
2.I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi dhe aprovimi i Rregullores për varrezat, ofrimin e shërbimeve të varrimit, rregullimin dhe mirëmbajtjen e tyre sipas rekomandimeve të Ministris të linjave.
3.I rekomandohet Kuvendit Komunal Propozim Vendimi nr.-l-08, i dt.19.01.2023, për aprovimin e Planit të punës së Kuvendit komunal Obiliq, për vitin 2023.
4.I rekomandohet Kuvendit Komunal Raporti i punës së Kuvendit, Janar – Dhjetorë 2022
5.I rekomandohet DPUKP-së, shqyrtimi i kërkesës nga Këshilli i Bashkësis Islame nr.-l-409/2023, të dt.06.01.2023, që Xhamitë brenda territorit të Komunës së Obiliqit, të cilat gjinden dhe figurojnë në prona komunale të mundësohet bartja e tyre në emër të instituciinit fetar Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës-Këshillit të Bashkësisë Islame në Obiliq.
DPUKP-ja, paq shqyrtimit të kërkesës në fjalë duhet të vjen me një rekomandim në Kuvend.
6.I rekomandohet DSHPE-së, shqyrtimi i kërkesës nr.-I-1714/2023, të dt.18.01.2023, nga Murat Mustafa, për ndërtimin e një nënkalimi nën hekurudhë për kalim të sigurtë të këmbësorëve dhe auromjeteve.
DSHPE-ja, pas shqyrëtimit të kërkesës në fjalë duhet të vjen me një rekomandim në Kuvend.
7. I rekomandohet Kuvendit Komunal për shqyrtim kërkesa nga z.Fidan Ahmeti, për kompenzim të aksionarëve, sioas vendimit nr.-l-94, të dt.29.06.2022.