Republika e Kosoves

Obiliq

U mbajt mbledhja e KPF-së

2020/06/26 - 2:39

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Obiliqit, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Obiliqit që do të mbahet me 30 Qershor 2020.
Për këtë mbledhje është propozuar ky:
REND DITE
1.Arsyetimi për mungesë,
2. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
3.Shqyrtimi i kërkesës së Kryetarit të Komunës për ndërrimin e kulturës në parcelën Nr.P-72614055-01842-8,
4.Shqyrtimi i kërkesës së DKRS-së për fillimin e procedurës për aktin e themelimit të Bibliotekës komunale(Biblioteka e Qytetit),
5.Shqyrtimi dhe dhënia në diskutim publik e Draft Rregullores për Ndarjen e Titujve të Nderit,Çmimeve,Mirënjohjeve dhe Falënderimeve në Komunën e Obiliqit,
6.Shqyrtimi i kërkesës së Komandantit të Policisë, të statcionit në Obiliq,
7.Shqyrtimi KAB-it, për periudhën 2021-2023,
8.Shqyrtimi i kërkesës së DAP-së, për lirimin e ngastrës Nr.01842-1, Z.K.Obiliq,
9.Shqyrtimi i kërkesave,
10.Të ndryshme.