Republika e Kosoves

Obiliq

U mbajt mbledhja e KPF-së

2020/07/24 - 1:56

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Obiliqit, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Obiliqit që do të mbahet me 30 Korrik 2020.
Për këtë mbledhje është propozuar ky:
REND DITE
1.Arsyetimi për mungesë,
2. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
3.Shqyrtimi i raportit financiar Janar-Qershor 2020- DEFZH,
4.Shqyrtimi i kërkesës së DEFZH-së për lirimin nga taksa komunale për biznese që nuk kanë punuar gjatë pandemisë me Covid-19,
5.Shqyrtimi dhe dhënia në diskutim publik e Draft Rregullores për Shërbimet e Varrimit,Rregullimin dhe Mirëmbajtjen e Varrezave,
6.Shqyrtimi dhe dhënia në diskutim publik e Draft Rregullores për Ndarjen e Bursave,Kompensimin e Shpenzimeve të Udhëtimit dhe Aktiviteteve Jashtëshkollore,
7.Shqyrtimi i Propozimi Vendimit të Kryetarit të Komunës për këmbim të pronave, të cilat janë në pronësi të Komunës me pronat e paluajtshme në pronësi të Hashim (Rifat) Berisha në fshatin Bakshi,
8. Shqyrtimi i Propozimi Vendimit të Kryetarit të Komunës për këmbim të pronës së paluajtshme në mes të Komunës, parcela Nr.P-72614055-1735,ZK Obiliq me prona të paluajtshme në pronësi të Bedri Rexhep Lohaj dhe Blerim Bahtijar Lohaj,
9.Shqyrtimi i kërkesave,
10.Të ndryshme.