Republika e Kosoves

Obiliq

U mbajt mbledhja e Kuvendit Komunal

2020/08/31 - 2:33

Në mbledhjen e radhes të Kuvendit Komunal para asambleistëve prezantova punët, angazhimet, të arriturat, dhe vështirësitë më të cilat është përballur komuna e Obiliqit gjatë këtij gjashtë mujor të parë të punës për vitin 2020. Ky gjashtëmujorë, është shoqëruar me sfidën në ballafaqimin me pandeminë Covid-19, por, përkushtimi dhe vullneti ynë po vazhdon me të njëjtin ritëm edhe në këtë vit, në realizimin e synimeve dhe projekteve tona të përbashkëta në shërbim të qytetarëve të komunës së Obiliqit. Nga ana e asambles me unanimitet mora vlerësimin e duhur për punën e bërë gjatë kësaj periudhë kohore, me këtë rast falënderova të gjithë antarët e Kuvendit Komunal, ku theksova se bashkëpunimin dhe angazhimin jonë i përbashkët, do të vazhdojë për të realizuar më të mirën për qytetarët tanë!
Gjatë mbledhjes së sotme të Kuvendit, me kërkesën time, nëpërmjet drejtorisë së Financave, kemi dorëzuar për aprovim ndarjen e fondit për të mbështetur bujqit e dëmtuar si rezultat i vërshimeve, ky fond ka vlerën 200 mijë €, të planifikuara 100 mijë € nga subvencionet dhe 100 mijë € nga pjesa e pagave. Kjo kërkesë është mbështetur nga asambleistët, e kjo nënkupton se përkrahja e jonë institucionale nuk do të mungoj asnjëherë!