Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Obiliq

U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal

2022/10/26 - 2:54

Kuvendi Komunal i Obiliqit,ka mbajtur mbledhjen e radhës.I pranishëm në këtë seancë ishte edhe Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.
Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit, Vlora Mjekiqi Kabashi, e cila shpalosi rendin e ditës dhe pas miratimit të pikave të propozuara është vijuar me trajtimin e tyre.
Për këtë mbledhje është propozuar ky:
REND DITE
1.Arsyetimi për mungesë
2.Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
3.Dhënia në debat publik e Draft dokumentit për vlerësimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, për territorin e Komunës së Obiliqit.
4.Dhënia në debat publik e Draft planit komunal të integritetit për periudhën 2023-2026.
5.Shqyrtimi dhe aprovimi i Draft Rregullores për varreza, ofrimin e shërbimeve të varrimit, rregullimin dhe mirëmbajtjen e tyre në Komunën e Obiliqit.
6.Shqyrtimi dhe aprovimi i Draft Rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale në Komunën e Obiliqit.
7.Shqyrtimi dhe aprovimi i Draft Rregullores komunale për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Obiliqit.
8.Formimi i Komisionit për shqyrëtimin e Ankesave lidhur me procesin e zgjedhjes të Këshillave lokale.
9.Shqyrtimi i kërkesës nga DEFZH-ja, për rritjen e të hyrave vetanake për vitin 2022.
10.Raporti nëntë(9) mujor financiar i shpenzimeve për vitin 2022.
11.Shqyrtimi i kërkesave
12.Të ndryshme.