Republika e Kosoves

Obiliq

U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal

2020/07/30 - 3:20

Kuvendi Komunal i Obiliqit, sot ka mbajtur mbledhjen e gjashtë me radhë për këtë vit. I pranishëm në këtë seancë ishte edhe Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.
Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Kuvendit Burim Gërguri, i cili shpalosi rendin ditës dhe pas miratimit të pikave të propozuara, është vijuar me trajtimin e tyre.
Për këtë mbledhje është propozuar ky:
REND DITE
1.Arsyetimi për mungesë,
2. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
3.Shqyrtimi i raportit financiar Janar-Qershor 2020- DEFZH,
4.Shqyrtimi i kërkesës së DEFZH-së për lirimin nga taksa komunale për biznese që nuk kanë punuar gjatë pandemisë me Covid-19,
5.Shqyrtimi dhe dhënia në diskutim publik e Draft Rregullores për Shërbimet e Varrimit,Rregullimin dhe Mirëmbajtjen e Varrezave,
6.Shqyrtimi dhe dhënia në diskutim publik e Draft Rregullores për Ndarjen e Bursave,Kompensimin e Shpenzimeve të Udhëtimit dhe Aktiviteteve Jashtëshkollore,
7.Shqyrtimi i Propozimi Vendimit të Kryetarit të Komunës për këmbim të pronës së paluajtshme në mes të Komunës, parcela Nr.P-72614055-1735,ZK Obiliq me prona të paluajtshme në pronësi të Bedri Rexhep Lohaj dhe Blerim Bahtijar Lohaj,
8.Shqyrtimi i kërkesave,
10.Të ndryshme.