Republika e Kosoves

Obiliq

U mbajt seanca e radhës e Kuvendit Komunal të Obiliqit

2020/12/30 - 11:38

Kuvendi Komunal i Obiliqit, sot ka mbajtur mbledhjen e fundit, për vitin 2020. I pranishëm në këtë seancë ishte edhe Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.
Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Kuvendit Burim Gërguri, i cili shpalosi rendin ditës dhe pas miratimit të pikave të propozuara është vijuar me trajtimin e tyre.
Për këtë mbledhje është propozuar ky:
REND DITE
1. Arsyetimi për mungesën,
2. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
3. Formi i Komisionit për hartimin e Planit të punës së Kuvendit Komunal për vitin 2021,
4. Shqyrtimi i kërkesave,
5.Të ndryshme.
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, gjatë kësaj seance, ka falënderuar Kryesuesin e Kuvendit z.Burim Gërguri dhe gjithë antarët e asamblesë komunale, për bashkëpunimin dhe unitetin e treguar gjatë gjithë kësaj periudhe në menaxhimin e situatës pandemike me Covid-19, ndër tjerash ai ka shprehur se: “Ka qenë nje vit i vështirë për të gjithë neve, por, ne kemi bërë përpjekje maksimale ligjore por edhe shpirtërore, që t’i dalim në ndihmë të gjithë qytetarëve, kësisoj, përmes koordinimit të përbashkët dëshmuam se vetëm të bashkuar tejkalojmë të gjitha sfidat!”, po ashtu, ai ka shprehur ngushëllime më të sinqerta për të gjithë familjet që humbën më të dashurit e tyre në betejën me virusin Covid-19, e qytetarët që aktualisht po ballafaqohen me këtë virus, ju ka uruar shërim të shpejtë!